Edhe dy raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij, derisa në rastin tjetër babë e bir kanë sulmuar njëri-tjetrin.
“Podujevë, 30.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.
“Podujevë, 01.12.2021 – 15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info






