Komuna e Gjilanit dhe e Kamenicës kanë thyer rekodrdin vjetor të vitit 1963 sa i përket temperaturës maksimale, pasi sot në këto dy qytete maksimalja e temperaturës ishte 38.4 gradë Celsius për dallim nga vitit 63 që ishte 37.1.

Rekordin për temperaturat më të larta ndonjëherë e mban Prizreni me 40.8 gradë Celsius të regjistruara më 1987 dhe Mitrovica me 40 gradë Celsius, temperaturë kjo që u regjistrua po ashtu në vitin 87.

“Në vazhdim vlerat e temperaturave maksimale apsolute të regjistruara në disa stacione meteorologjike në Kosovë në të kaluaren dhe ato sot në orën 14:00. p.s. Të dhënat për sot janë marrë nga stacionet meteorologjike online”, shkroi Kastrati në Facebook.