Dy qytetarë në Komunën e Prizrenit, kanë dalë për të shpërndarë ujë për kalimtarët e rastit në lagjen “Bazhdarhane”.
Kjo si pasojë, e temperaturës së lartë të motit në Kosovë. Ndërkaq në lidhje me temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë thirrje sidomos për moshat e vjetra që t’i shmangen daljes sidomos gjatë ditës kur edhe është piku i nxehtit.
Pesë ditët e ardhshme nga dy korriku deri më shtatë korrik, sipas parashikimeve të motit do të ketë temperatura të larta, të cilat mund të shkojnë deri mbi 30 gradë celsius. Kurse nga data tetë deri më 11 korrik, temperaturat pritet të kenë rënie.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidmos te të moshuarit.