Dy punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në GJakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha ai për Nacionalen.
Policia po vazhdon me hetimet.