Lokale - eSIMy

Dy persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit në mes të metropolit amerikan New York, transmeton Gazeta Metro.

Policia e New York ka kërkuar ndihmën e publikut për të gjetur të dyshuarin e përfshirë në këtë shkëmbim zjarri, të identifikuar dhe tani në arrati për tentim vrasje.

Të martën në lagjen Queens të New York dy persona dolën e vendosën t’i qërojnë hesapet në udhëkryqin e ngarkuar në rrugën 65 dhe Broadway.

Njëri prej tyre është arrestuar pasi ishte plagosur në krah dhe po trajtohet në spital sipas policisë.

https://mobile.twitter.com/NYPDTips/status/1534466894635450370?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534466894635450370%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fdy-persona-qerojne-hesapet-me-arme-zjarri-ne-mes-te-broadway-ne-new-york%2F&fs=e&s=cl