Lokale - eSIMy

Mesdita e së shtunës mund të ishte fatal për dy persona (emra të njohur për redaksinë), pasi që ishin zënë nga traktori në fshatin Kaçandoll të Komunës së Mitrovicës, shkruan Llapi.info. 

Banorë të fshatit kishin telefonuar ekipet emergjente në Podujevë, të cilët me një shpejtësi të madhe kanë arritur të shkojnë në vendngjarje, duke mundësuar kështu t’u jepej mjekimi fillestar.

Një banor i fshatit në kushte anonimiteti e ka treguar ngjarjen për Llapi.info, derisa falenderon ekipet mjekësore nga Podujeva, për efikasitetin që e treguan në këtë rast.

Dy të lënduarit aktualisht gjenden jashtë rrezikut për jetë, derisa po vazhdon mjekimi i tyre në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Ngjarja ka ndodhur afër vendit të njohur si “Përmendoret”, në fshatin Kaçandoll.