Një përleshje fizike është raportuar pasditen e së shtunës në Podujevë, ku një 23-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga dy persona, duke pësuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 17:45, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë.
Sipas informatave të rastit, Policia është njoftuar pak minuta pas incidentit. I riu ka deklaruar se ishte goditur nga dy persona, ndërsa për shkak të lëndimeve ka kërkuar dhe pranuar trajtim mjekësor.
Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorinë Themelore, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten nën hetim.






