Lokale - eSIMy

Dy nxënës, Leon Bujar Gashi dhe Donart Bekim Asllani nga fshati Dobërdol, kanë treguar se ndershmëria dhe përgjegjësia vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.

Ata gjetën një kuletë me 120 euro dhe pa hezituar e dorëzuan, duke ia kthyer pronarit të saj pasi u identifikua.

Ky gjest i tyre u vlerësua lartë edhe nga drejtori i shkollës, i cili ndau fotografinë e dy nxënësve dhe i quajti ata model për bashkëmoshatarët, duke theksuar se veprime të tilla duhet të jenë shembull për të gjithë.