Dy fëmijë u gjetën të vdekur të shtunën afër Feniksit të Shteteve të Bashkuara, pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha të borës që kapluan një pjesë të vendit.
Stuhia e madhe kishte bllokuar edhe shumë fluturime në fundjavën më të ngarkuar të vitit për shkak të Festës së Falënderimeve.
Ekipet e kërkim-shpëtimit me sukses arritën të shpëtojnë katër fëmijë të tjerë dhe një të rritur të cilët ishin bllokuar nga bora.
Një kërkim i ri kishte filluar për tre fëmijë të tjerë. Dy nga fëmijët rreth moshës 5 vjeçare, që u shpallën të zhdukur të premten, u gjetën të vdekur të shtunën, derisa një fëmijë në Arizonë ende nuk është gjetur. /rel