Lokale - eSIMy

Arife Sheholli, menaxhere në hotelin “Parker New York” në Manhattan të Nju Jorkut në ShBA dhe Refiqe Hamiti, mësuese në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ish drejtore në IP “Yllkat”, gazetare te “Bota Sot” dhe “Kosovarja”, e veterane e UÇK-së i janë bashkuar sot LKëvizjez Vetëvendosje, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se që të dy këto anëtare “tash do të angazhohen në VETËVENDOSJE! për të punuar e kontribuar më shumë për ndryshimet e nevojshme dhe progresin që na duhet”

Më poshtë ja edhe statusi i plotë i Kurtit:

Në Lëvizje mirëprita anëtaret e reja znj.Arife Sheholli dhe znj.Refiqe Hamiti. Arifja dhe Refiqja janë shoqe të fëmijërisë me origjinë nga Llapi. Arifja është menaxhere në hotelin “Parker Neë York” në Manhattan të Nju Jorkut në ShBA ku jeton tash e 15 vjet. Ndërkaq Refiqja është mësuese në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ish drejtore në IP “Yllkat”, gazetare te “Bota Sot” dhe “Kosovarja”, e veterane e UÇK-së. Ato janë qytetare aktive që ndjekin me vëmendje e shqetësim zhvillimet socio-politike në Kosovë e ndër shqiptarë.