Lokale - eSIMy

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve ndaj Serbisë, në Podujevë do të mbahen dy aktivitete, në shënim të kësaj dite, raporton Llapi.info.

Të enjten, me datë 24 mars, në “Teatrin Avdush Hasani”, do të shfaqet filmi dokumentar “Kujtojmë mos me harrue”, me skenar dhe regji të Asllan Bajramit.

Gjithashtu, në po këtë ditë organizohet turneu në ping pong me shkolla të mesme në palestrën “Hakif Zejnullahu”, nga ora 14:30.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Podujevës:

Më 24 mars, e enjte, në kujtim të përvjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e pasuar nga spastrimi etnik ndaj shqiptarëve, shfaqet filmi dokumentar “Kujtojmë mos me harrue”, me skenar dhe regji nga Asllan Bajrami.

Filmi shfaqet ne “Teatrin Avdush Hasani” në dy orare, nga ora 13:00 dhe nga ora 18:00.

Krahas kësaj, në po këtë ditë organizohet turneu në ping pong me shkolla të mesme në palestrën “Hakif Zejnullahu”, nga ora 14:30.

23.03.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim