Lokale - eSIMy

Dy aksidente kanë ndodhur sot rreth orës 15:00 përgjatë rrugës Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas informacioneve që posedon Llapi.info, njëri aksident ka ndodhur në fshatin Penuhë, kurse tjetri në fshatin Vranidoll.

Në këto aksidente janë përfshirë disa vetura, ndërkohë që nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ekipet policore janë parë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, ka pasur kolona në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin.

 

 

 

 

 

/llapi.info/