Dy vetë-aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, respektivisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtyre vetë-aksidenteve kanë mbetur të lënduar tre persona. Rastet për Llapi.info i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00 në fshatin Lupç të Podujevës, kanë ndodhë dy vetaksidente trafiku. Si pasojë e këtyre dy vetaksidenteve tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te këto dy aksidente”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, prej tyre 9 kanë rezultuar me persona të lënuar./Llapi.info