Lokale - eSIMy

Dy aksidente të njëpasnjëshme sapo kanë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, njofton “Mitropol”.

Të dyja kanë ndodhur në segmente në fshatrat e Vushtrrisë, më saktësisht afër Pestovës dhe Nadakovcit.

Në njërin nga dy aksidentet vetura përfundoi jashtë rrugës, aksident ky ku ka edhe të lënduar të cilët u bartën drejt spitalit me auto-ambulancë.

Aksidenti i dytë u shënua mes dy veturash, veç me dëme materiale./Mitropol/