Dy aksidente me dëme materiale kanë ndodhur këtë pasdite.
Njëri aksident është shkaktuar në hyrje të fshatit Arllat në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa një person tjetër është vetëaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”, njofton Klan Kosova.
Policia ka konfirmuar se në të dyja aksidente nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.