Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të disa exit-polleve, për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë na filluar të raportojnë edhe mediat ndërkombëtare.
Ka qenë Deutche Welle edicioni në gjuhën serbe që ka raportuar pas përmbylljes së procesit të votimit me një titull “ Zotërinjtë e Luftës” mposhten bindshëm, transmeton Gazeta Express.
Në këtë shkrim kanë cituar exit pollin e bërë nga Klan Kosova, i cili ka nxjerrë me rezultat të barabartë prej 30 për qind, PDK-në të tretën me 22.28 për qind, AAK-PSD 10.58 për qind, ndërkohë NISMA me 4. 41 për qind.
Megjithatë në këtë shkrim thuhet se këto rezultatet duhet të merren me rezervë.
DW thotë se kjo është hera e parë që qeveria e re do të mund të projektohet pa politikanët që kanë qenë pjesë e UÇK’së