Pas tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter, Durrësi është qyteti më i prekur nga dëmet, për shkak se aty ishte edhe epiqendra.

Ndërkohë, mësohet se ka nisur vendosja e çadrave dhe shtretëve në stadiumin “Niko Dovana”. Aty do të stacionohen banorët të cilët janë më të prekurit nga tërmeti.

Nga qyteti bregdetar raportohet se ka një sërë ndërtesash të dëmtuara, të cilat nuk janë më të banueshme.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së pak minutave më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi që vëmendja të përqendroihej më shumë në Durrës.

Kreu i qeverisë u kërkoi grupeve të punës të takohen me njerëzit, t’i shikojnë ata në sy, t’i qetësojnë dhe të marrin shënim të gjitha dëmet që mund të ketë.