Lokale - eSIMy

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i është gëzuar sukseseve të xhudisteve nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Dumoshi tha se sportistët çdo ditë e më shumë po i japin nder vendit tonë.

“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë. Sukseset e sotshëm të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar “- tha Dumoshi.

Ajo shprehet se do të jetë tejet e përkushtuar të përmirësoj kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.

Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Samstag, 8. Februar 2020