Një veturë derisa kishte qenë duke pritur në kolonë në pikën kufitare të Jarinjës është kapluar nga flakët dje pasdite.
Policia e Kosovës kur ka vërejtur tymin ka intervenuar fillimisht duke i larguar nga vendi i ngjarjes tre persona që ishin brenda në veturë, pastaj me anë të një mjeti zjarrfikës ata janë munduar ta fikin zjarrin por nuk kanë mundur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit ndërsa shoferi i veturës nuk ka dyshuar në askënd për shkaktim të zjarrit.
Sipas njoftimit nga PK, nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar.