Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka ironizuar me ndërtimin e përmendorës së kryeministrit Albin Kurti, në Peran të Podujevës.
Gashi tha se aty “duhet të dërgohen lule” pasi koha e Kurtit ka mbaruar.
Shefi i deputetëve të LDK-së tha se partia që ai përfaqëson ka qenë “kujdestare e raporteve me partnerët ndërkombëtar, veçmas me ShBA-në”.
“E kemi pasur një situatë të rëndë në vitin 2020 dhe 2021, në kohën e administratës së presidentit Trump, ku patëm një raport të përkeqësuar të qeverisë me kryeministër Albin Kurti, ku ishte i paparashikueshëm rezultati i asaj, ne morëm veprime për të ruajtur interesin e shtetit dhe tërësinë territoriale”, tha Gashi në Klan Kosova.