Driton Veliu është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.
“Në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë është emëruar Driton Veliu, i cili me profesion është stomatolog”, është shprehur ai.
Veliu zë karrigen menjëherë pasi dha dorëheqje Egzona Mustafa./Llapi.info







