Driton Kuka, trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo dhe njeriu që ka nxjerrur shumë yje botërorë të xhudos, ka postuar një foto të para 10 vjetësh në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Në foto, bashkë me Kukën është edhe kampionja botërore e olimpike, Majlinda Kelmendi gjithashtu edhe xhudistja tjetër e suksesshme, Nora Gjakova.
“Fiks para 10 vjetësh, 2008 Berlin. Ëndërronim Olimpiadën e medaljet elitare. Pak kush besoi në misionin tonë e tash pas 10 vjetësh fituam krejt çka mund të fitohet në Sport”, ka shkruar Kuka në përshkrimin e fotos.






