Drejtori i AKI-së, Driton Gashi, nuk është paraqitur për raportim para komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryetarja Ganimete Musliu në mbledhje të komisionit. Ajo ka lexuar një e-mail që u është dërguar nga AKI, ku thuhet se ata kanë kërkuar shtyrjen e raportimit, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së që të bëjë një hetim, në lidhje me deportimin e gjashtë turqve që kishin leje qëndrimi në Kosovë.

Musliu ka thënë se ky komision nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka bërë përpjekje që nga e premtja e kaluar që të ketë një takim me drejtuesit e AKI-së, por që nuk kanë pasur sukses.