Drita Pajaziti, deputetja nga Podujeva, e ka siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka marrë 20 mijë vota, derisa numërimi po shkon drejt fundit.
Pajaziti u bë deputete në shkurt të këtij viti.
Më parë ajo ishte asambleiste në Kuvendin Komunal të Podujevës.
/Llapi.info/







