Skuadra nga Gjilani, Drita ka mposhtur në udhëtim Llapin me rezulatat 0-1, njofton Llapi.info
Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që tregonin kujdes dhe kryesisht luhej në mes të fushës.
Golin e tri pikëve e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 48’të. Pas golit Llapi u vërsul por që nuk arriti të gjejë golin e barazimit.
Me këtë fitore Drita merr pozitën e parë në tabelë me 36 pikë të tubuara sa ka edhe Prishtina.
Ndërkohë Llapi që ishte lidere dy javë më parë tani e sheh vetën në pozitën e tretë me dy pikë më pak./Llapi.info