Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Luka Modric nga Real Madridi derisa ka thënë se “në futboll kurrë nuk bën të thuhet kurrë”.

Fituesi i Topit të Artë është lidhur me një kalim të kalterzinjtë që në verë, por Merenguesët refuzuan që ta shesin atë derisa nuk pati barazim.

“Nuk mund ta besoj deri në funds, por në të njëjtën kohë nuk kemi pse të ndalojmë dhe mos të ëndërrojmë”, tha Ausilio për Sky.

“Atë që kam thënë gjatë verës është: ne jemi këtu, në Real Madridi mendon që ata mund ta shesin atë ne do të bisedojmë për këtë gjë”.

“A do ta kërkojmë përsëri? Ne po bisedojmë për një lojtarë shumë të rëndësishëm me cilësi të lartë, por ju kurrë nuk mund të thoni kurrë në futboll”.