Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka thënë se të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime në këtë Komunë, u janë shqiptuar gjoba, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Potera në një postim në Facebook, teksa ka shtuar se gjobat janë shqiptuar nga Inspeksioni së bashku me Policinë dhe inspektorët sanitarë nga MSH.
“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /Nr.3/25 GUSHT 2020, PRISHTINË – LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Neni 25), gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për;
-Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV)
-Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)
-Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)
-Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)”, ka thënë ai./Llapi.info






