Shkruan Shemsi Jashari- Drejtor Ekzekutiv i  “Demokracia Fillon Këtu”

Sikur nuk u mjafton të zhvasin e keqëperdorin bash çfarë iu bie në dorë dhe aspak as nuk skuqen, e as nuk friksohen, por as maturantët nuk i kursejnë.

Politika ne Podujevë pasi e ka shkatërruar sistemin arsimorë dhe e ka sjellur deri në buzë gremine në aspektin e cilësisë dhe rendit shtepiak, duke punësuar të afërm të zyrtarëve komunal dhe militantë partiak si mësimdhënës, të pa kualifikaur (një numër i madhë prej tyre).
I kan shëndërruar shkollat në objekte ku më së paku ka mirësjellje dhe edukatë, kanë lejuar që objektet shkollore, edhe ato që kanë qenë të mira në infrastrukturë të shkatërrohen dhe dëmtohen sa që nuk dallohen nëse janë objekte shkollore apo objektet të braktisura, kan nxjerrë gjenerata ku mesatarja e notës nuk kalon mbi 2.4, kan lejuar që prej nxënësve të mbledhin para nga 1 e 2 euro, shpesh gjatë vitit dhe s’ka asnjë raport se ku janë shpenzuar apo çfar është investuar në shkollë.

Duke mos krijuar rregull në shkolla, kan penguar në maksimum suksesin e nxënësve shembullor të cilët iu nënshtrohen presionit të atyre që nuk mësojnë dhe bëjnë zhurmë, e shumë parregullsi tjera kan kaluar në heshtje dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Tani për të kulmuar deri në skandal sa të prishin edhe natën me të mirë të nxënësve“Mbrëmjen e Maturës” që maturantët e presin shumë gjatë me gëzim, duke bërë biznes në kurriz të tyre!!!
A keni Turp? Si mund të jeni të kriminalizuar deri në këtë shkallë? A mendoni se do të iu falin ndonjëherë këta maturant për këtë çfar po bëni?
Është interesant fakti se si gjithëherë deri më tani, gara për të marrë dhe shfrytëzuar paratë e maturantëve zhvillohet në mes të militantëve të LDK-së, e veçanta e është se këtë vit përplasë militantët e aktiv të LDK-së, që janë edhe pronar të restaurantëve në Podujevë.
Si duket z.Agim Veliu ka lënë pas dore Podujevën, duke u marrë me nivelin qendror dhe me betejën për të parin e LDK-së.

Ai tani e 5 muaj dështoi të emëroj dy drejtorët me të rëndësishëm të komunës atë të Arsimit dhe Shëndetësisë, prandaj edhe problemet dhe skandalet po dalin në sipërfaqe dhe askush nuk merr përgjegjësin. Kryetari Veliu nuk mund të ik nga përgjegjësia për këtë skandal.

Ku janë këshilli i prindërve, prindërit e këtyre maturantëve apo nuk iu bënë fare për anën emocionale të fëmijëve të vet.

Maturantët në vend se të kujdesën për atmosferen dhe suksesin e fundvitit duhet edhe të përballen me presionin psikologjik se kush nga militantët e LDK-së, do të iu marrë parat atyre TURP!

Ku është, Sindikata e Arsimtarëve të Podujevës, që nuk reagon për pazaret e drejtorëve me maturant?
Kur janë në pyetje perfitimet e tyre bëjnë greva, kërcnojnë me bojkot të mësimit e për një skandal si ky nuk lëvizin dhe nuk ndihen të gjallë. Është e qartë se vet kreu i sindikatës së mësimdhënësve në Podujevë është militant i LDK-së dhe duhet të iu bindet shefave.

Kjo çfar po ndodhë në Podujevë, duhet të hetohet dhe zhvatësit të denohen. Kjo përveç që është e ulët, e turpshme është edhe kriminale.

Mbrëmja e maturës nuk duhet të mbahet në asnjërën nga këto dy restaurante që tashme po dihet qartë se kan bërë pazare me zyrtarët përgjegjës. MJAFT është MJAFT.