Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka thënë se njerëzit e autorizuar të Speciales kanë kërkuar dosjet e dyta që kanë arritur në zyrat e OVL-UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do t’ia japin Gjykatës Speciale pa autorizimin e gjykatave në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë OVL-UÇK është që të zbardhen krimet në Kosovë, por jo në mënyrë selektive.

“Çdo material që vjen e që tregon lidhjen e tyre me Serbinë ne do ta qesim. Serbët po mbrohen e neve po na shpallin kriminel”, ka thënë ai.

Haradinaj pohoi se këto dosje po publikohen me qëllim, duke shtuar më tej se po bëhet mirë që po publikohen këto dosje.