Lokale - eSIMy

Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e dhunimit të raportuar më 25 tetor 2025 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Lipjan.

Burime të besueshme nga Prokuroria Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se dje, në Stacionin Policor të Lipjanit, është paraqitur vetë në Polici i dyshuari Afrim Sejfulla, rreth 65-vjeçar, ndaj të cilit po zhvillohet hetim për këtë rast.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas përfundimit të procedurave është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar provat që lidhen me akuzat për “Dhunim”.