Sipas një Exit Polli të publikuar nga Albanian Post dhe Kanal 10, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Partia e Albin Kurtit sipas këtij Exit Polli ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit me 53% të votave, duke lënë shumë pas partitë tjera.
Pas publikimit të këtij Exit Polli, por dhe të tjerëve ka reaguar Gani Geci, i cili është dorëzuar dhe ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pavarësisht dallimeve që kam në koncept me VV-në, dhe kurrë nuk do ta ndërrojë këtë koncept populli sipas Exit-polleve të para ka vendosur kështu. Unë i uroj fitoren Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Geci përmes një postimi në Facebook.







