Kryetari i nëndegës së LDK-së në Vrellë të Istogut, Xhevat Demaj përes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në këtë parti.
Ai ishte anëtar kryesie dhe këshilltari më i votuar në vitin 2007 dhe 2013, si dhe njeriu që pretendonte se më së shumti i kishte ndihmuar kryetarit Haki Rugova në zgjedhjet e fundit lokale.
Demaj përmes një shkrim në facebook ka thënë se gjatë mbajtjes së procesit të zgjedhjeve për kryetar, delegatët ishin të frustruar dhe të kërcënuar për vende të punës.
Derisa bënë krahasim me vendet komuniste: “nuk e di a ishim në vende komuniste si në Kore të Kim Jong-un apo në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë: