Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj e ka quajur fillim të dorëzimit ndaj Serbisë heqjen eventuale të taksës ndaj Serbisë.
Këtë deklaratë, Kadaj-Bujupi e ka bërë pas paralajmërimit të Albin Kurtit për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.
“Heqja e taksës është fillimi i dorëzimit ndaj Serbisë
Heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim i kërkesës për heqjen e saj. Eshtë i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet.
Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë për këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit” ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.