Lokale - eSIMy

Lista Guxo ka hapur sot zyret e saj në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Hapja e tyre është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla së bashku me të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se bashkëqeverisja në nivel qendror, sipas tij, do të vazhdoj edhe në atë lokal.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, profesorin Rexhep Gjergji, deputetët Jeta Statovci dhe Vendenis Lahu, kandidatë për asamble komunale dhe aktivistë të jemi pjesëmarres ne hapjen e zyres së re të Listes Guxo në Podujevë. Ata i urova për hapjen e zyres se re dhe urova që bashkëpunimi ynë i mirë të vazhdojë edhe më tutje. Bashkëqeverisja në nivel qendror do të vazhdojë edhe në nivelin lokal në shërbim të qytetarëve e për të miren e përgjithshme”, ka shkruar ai./Llapi.info