Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me deputetin Fitim Haziri, i cili ishte edhe një ndër ndërmjetësit e sigurimit të donacionit, drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, dhe stafin menaxherial të QKMF-së, dje kanë pranuar një donacion me pajisje shëndetsore nga organizata “Human Bridge”, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Në këtë donacion përfshihen pajisje të ndryshme si: aparatura shëndetsore, karriga për shoqatën “Handikos”, tavolina, karroca, pajisje fizioterapie, dyshek, material shpenzuese dhe materiale të ndryshme spitalore.

Me këtë rast kryetari Bulliqi falënderoi donatorët duke thënë se çdo donacion i kësaj natyre është ndihmë për sistemin shëndetsorë dhe qytetarët tanë./Llapi.info

May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors