Komuna e Podujevës ka publikuar xhirollogarinë ku qytetarët mund të dhurojnë donacion për familjet llapjane të prekura nga vërshimet, shkruan Llapi.info.

Në njoftim është bërë e ditur se në mbrëmjen humanitare që po transmetohet në RTK, po merr pjesë drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmja humanitare e organizuar nga komuniteti artistik me qëllim të mbledhjes të fondeve në ndihmë të familjeve të prekura nga vërshimet e fundit po mbahet tash dhe po transmetohet në televizionet nacionale.

Në këtë mbrëmje humanitare nga Komuna e Podujevës po merr pjesë drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.

Numri i llogarisë bankare ku mund të kontribuoni për Komunën e Podujevës

IBAN: XK061000650220000046 | BIC SWIFT CODE: CBRKXKPRXXX

26.01.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim