Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka bastisur një shtëpi në Podujevë, tek një i dyshuar i cili kishte dalë në fotografi me armë, raporton Llapi.info.
“Njësiti policor në telefonin e një mashkulli kosovar gjen foto ku i njëjti kishte dalë në foto me armë. Me urdhër të prokurorit është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sic ka njoftuar PK, me urdhër të prokurorit, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./Llapi.info






