Gazetari Nuhi Salihu ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e 15-vjeçares në Prizren, duke thënë se rastin e ka raportuar nëna e saj.
Sipas tij, e ëma është deklaruar se vajza kishte dalë me shoqet e saj dhe nuk është kthyer më.
Salihu gjithashtu bëri të ditur se Policia dhe Prokuroria janë vënë në lëvizje, por po kërkojnë edhe bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e saj.
“Kemi të raportuar një rast të zhdukjes së një 15-vjeçare, e cila sipas familjarëve të saj, ka dalur mbrëmjen e 31 tetorit dhe është raportuar pas mesnate nga familjarët e saj.
“Sipas raportimit të së ëmës ajo kishte dalur me shoqet e saj dhe nuk është kthyer më”.
“Që nga ajo natë asgjë nuk dihet për rastin e saj dhe tashmë janë vënë në lëvizje Policia dhe Prokuroria, të cilës po kërkojnë bashkëpunim edhe nga qytetarët për ta gjetur këtë 15-vjeçare”, u shpreh ai






