Lokale - eSIMy

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pasi mjetet monetare u zbuluan të fshehura gjatë skanimit të një automjeti në rezervar.

Paratë ishin të kamufluara brenda rezervuarit të karburantit të veturës, të paketuara në mënyrë të organizuar me qëllim shmangien e kontrolleve doganore, shkruan Indeksonline.

Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.