Një grua nga fshati Dobratin i Podujevës dje rreth orës 17:37 minuta është ankuar se në shtëpinë e saj janë futur persona të pa njohur dhe po e vjedhin atë, njofton Llapi.info.
Sipas raportit 24- orës, policia me të marrë ankesën nga një femër, ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e ankueses.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info