Lokale - eSIMy

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është djaloshi i artë i futbollit italian, si për golat që i shënon me fanellën e Interit ashtu edhe për stilin e jetës që bën jashtë fushës.

25-vjeçari, që ka pothuajse çdo pjesë të trupit të mbuluar me tatuazhe, është nga Rosario – gjithashtu edhe vendlindja e Lionel Messit.

Icardi ka përcjellë rrugën e njëjtë sikurse Messi, pasi në vitin 2008 iu bashkua Barcelonës. Por në vitin 2011, Icardi u zhvendos në Itali te Sampdoria përpara se të transferohej tek Interi para pesë vjetësh. Ai është kapiten i Interit prej vitit 2015.

Aftësia e tij për të dalë në një pozitë të volitshme para portës kundërshtare dhe saktësia për të shënuar gola në një kampionat të njohur për mbrojtje të fortë, kanë bërë që Icardi të shënojë 116 gola për Interin deri më tash.