Është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, me një thikë kuzhine kishte tentuar ta godasë babin e tij, raporton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit në orën 14:00.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Nga raporti i policisë nuk dihen se cilat ishin motivet e këtij konflikti.






