Mjekët nuk mendonin se Jude Peters do të kishte jetë më shumë se dy javë.
Mirëpo, ai këtë vit festoi ditëlindjen e tij të pestë.
Gjatë shtatzënisë, mjekët i thanë nënës së Judës, Hannah, se djali i saj nuk është formuar siç duhet.
Pasi lindi ajo, Jude u diagnostifikua me një chondrodysplasia punctata rhizomelic (RCDP), një çrregullim i rrallë zhvillimor i trurit , shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.
Hannah dhe burri i saj, Sully iu kërkua të përgaditen për më të keqen, pasi nuk pritej të jetonte me gjatë se dy javë.
Ai iu nënshtrua disa operacioneve dhe udhëhiqet përmes një tubi ushqyes.
Peters jeton dhe tani është pesë vjeç.
Familja e përshkruan si një djalë i fortë, i lumtur dhe që pëlqen të takohet me njerëz të rinj.
‘Chondrodysplasia punctata Rhizomelic është një ç’rregullim që pengon zhvillimin normal të shumë pjesëve të trupit’, shpjegon Hannah, nëna e Jude.
“Ne shpresojmë që Juda do të vazhdojë të jetojë një jetë të lumtur’, thotë Hannah. “Ne punojmë shumë për ta mbajtur atë të sigurtë”.