Një person është arrestuar pasi vazhdimisht konsumoi alkool dhe gjatë asaj kohe ka ushtruar dhunë psikike fizike duke kërcënuar nënën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:40, në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili vazhdimisht konsumon alkool dhe gjatë asaj kohe ushtron dhunë psikike-fizike dhe kërcënon nënën e tij”, thuhet në raport.
Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.