Përparim Kadriu, sot ka marrë zyrtarisht vendin e teknikut në Emergjencën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Ai është djali i Milazim Kadriut, ish-mësimdhënës i njohur në trevën e Llapit.
Madje, Milazim Kadriu, ka qenë edhe shkrimtar, duke shkruar libra të ndryshëm, ndër to edhe atë me titull; Shkollat dhe arsimi në Kërpimeh me rrethinë përgjatë kohërave.
Ndërsa, Përparimi, përveç si student i dalluar, për shumë kohë ka punuar si praktikant në Emergjencën e Podujevës.