Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka ftuar të gjithë shqiptarët që ti lënë mënjanë dallimet partiake e të bashkohen, pasi siç thotë ai, sot po cenohet Shteti i Kosovës.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot më shumë se kurrë solidariteti duhet të jetë arma më e fortë e qytetarëve.

Postimi i plotë i Gramoz Vokrrit:

“Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin…
Përtej përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve, sot po cenohët shteti jonë.
Ashtu si në fushat e blerta, ku solidariteti ka qenë arma jonë më e fortë, le të jemi të tillë edhe karshi kësaj sfide për shtetin tonë.

meHashimThaçin #meKadriVeselin #meUÇK #meKosovën”, ka shkruar Vokrri.

??????Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin…Përtej përkatësive…

Gepostet von Gramoz Vokrri am Sonntag, 28. Juni 2020