Një krim tronditës në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Greqi.Një person dyshohet se i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës. Njëri prej viktimave u gjet me një qese mbi kokë, ku dyshohet se autori e ka mbytur me asfiksim.
Më tej ai u hodh nga ballkoni në një përpjekjeje vetëvrasjeje sipas autoriteteve që e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike. Autori i dyshuar u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
Tragjedia ndodhi në rrugën Halepa në Mastaba, në Heraklion të Kretës, me dy persona vdekur, në një dinamikë të pastër vrasjeje, për motive të paqarta ende.
Sipas policisë, burri ia vuri zjarrin duke dashur të digjte nënën dhe xhaxhanë e tij, që ndodheshin brenda në shtëpi në atë kohë. Nëna mësohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot.
Po hetohet gjithashtu nëse autori i krimit kishte probleme psikike, ndërsa sipas informacioneve nga “Protothema”, trupat e djegur u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë.
Mobilizimi i Zjarrfikësve ishte i madh me 16 zjarrfikës dhe 4 automjete që nxituan në vendngjarje.
Zjarrfikësit thanë se nxorrën djalin fillimisht nga godina, por ai më pas u ngjit përsëri në ndërtesë dhe u hodh nga ballkoni, ndërsa u dërgua me ambulancë në spital.






