Një 57-vjeçar u vra këtë pasdite në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

Ismet Çekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri. Ndaj tij, autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të plagosur rëndë.

57-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Pak ditë më parë, Çekorja doli në një konferencë për media ku kërkonte nga shteti drejtësi për djalin e tij (Bajram Çekorja) të shpallur në kërkim për plagosje duke thënë se ai është i pafajshëm.

Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes së 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por i njëjti shpëtoi pa marrë asnjë plagë. /TCH