Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së hënë kanë kryer lindjen 43 nëna.
Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë. Gjithsej numri i bebeve është 44, shkruan Gazeta Shneta.
Në raport janë shënuar 24 bebe të gjinisë mashkullore dhe 20 femra.
Me operacion cezarian kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre 18 nëna, ndërsa 19 gra kanë lindur për herë të parë.