Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Për këtë ditë në Komunën e Podujevës, janë organizuar aktivitet të ndryshme, njofton Llapi.info

Këto aktivitete kanë filluar nga ora 10:00 e mëngjesit.

Në këtë ditë rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” për disa orë ka qëndruar e mbyllur.

Radhën e aktiviteteve në nder të kësaj dite, ishte gara për në pikturë e cila ka filluar të mbahet në parkun e qytetit.

Parku në të cilin ka filluar ky aktivitet është mbushur më fëmijë, ku nën tingujt e darabukëve, kanë filluar të kërcejnë./Llapi.info